image Tre tifozë të Valencias pas vizitës në Itali ankohen se kanë simptoma të coronavirusit

Futboll

Sport/ Tre tifozë të Valencias pas vizitës në Itali ankohen se kanë simptoma të coronavirusit

news image

Tre tifozë të Valencias që udhëtuan javën e shkuar për në Milano për ta përcjellur ekipin e tyre në Ligën e Kampionëve, pretendojnë se kanë simptoma të coronavirusit, kanë raportuar të martën mediumet spanjolle.

Mediat spanjolle kanë raportuar se tifozët u paraqitën në një spital të Valencias për të raportuar simpotomat e këtij virusi.

“Rasti i tyre po vlerësohet dhe ata janë të izoluar për momentin. Ata ishin në udhëtim në Milano për ta përkrahur Valencian dhe po frikësohemi se ditëve në vijim mund të kemi edhe tifozë tjerë të Valencias me simptoma të koronavirusit”, citohet të ketë ka thënë zëdhënësja e Departamentit Mjekësor të Valencias, Hermelinda Vanaclocha.

Valencia javën e kaluar pësoi humbje nga skuadra e Atalantas me rezultatin 4:1./Gazeta Sinjali/