image Tre persona të armatosur grabitën filialin e BKT-së në Prishtinë

Siguri

Tre persona të armatosur grabitën filialin e BKT-së në Prishtinë

news image

Banka Kombëtare Tregtare është bërë cak i hajnave mëngjesin e së premtes. Rreth orës 08:40, tre persona të dyshuar hynë në filialin e bankës në lagjen Dardania në Prishtinë dhe nën kërcënimin e armëve kryen grabitjen.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja  e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë . Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja është  kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar “, tha Ahmeti për Sinjali.

Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/