image Tre persona lëndohen në një aksident në Prishtinë

Siguri

Tre persona lëndohen në një aksident në Prishtinë

news image

Tre persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot afër rrethrrotullimit në hyrje të lagjes Dragodan në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjes në të cilin janë përfshirë tri vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/