Ka përfunduar pjesa e parë mes Brighton dhe Liverpool, në një ndeshje ku pati shumë gabime individuale.
Liverpool ka përmbysur rezultatin, duke shkuar në pushim pas pjesës së parë me rezultatin 2-1.
Vendasit fillimisht hapën sfidën pas një gabimi nga Mac Allister, i cili i dhuroi topin kundërshtarin, me sulmuesin Simon Adingra i cili e shfrytëzoi daljen nga fusha të Alisson, duke e konkretizuar topin në rrjetë në minutën e 20-të.
Të Kuqtë u kundërpërgjigjen duke e barazuar rezultatin në minutën e 39-të, pas një gabimi në mesfushën e Brighton, me mysafirët që e shfrytëzuan këtë duke e realizuar një kundërzbritje të shpejtë, me Mohamed Salah i cili gjeti rrjetën.
Në fund të pjesës së parë, vendasit gabuan edhe njëherë, me mesfushorin Pascal Groos i cili shkaktoi një penallti, pas një kapje për fanelle nga mbrapa të Dominic Szoboszlai, me egjiptianin Salah që gjeti rrjetën për herë të dytë, duke u treguar i saktë nga pika e penalltisë.