image Formacionet zyrtare, Brighton - Liverpool

Futboll

Formacionet zyrtare, Brighton – Liverpool

news image

Brightoni do të mirëpresë Liverpoolin në stadiumin “Amex” këtë pasdite të së dielës, në duelin që i përket xhiros së 8-të në Premier League.

Brighton vjen pas një humbje të thellë 6-1 ndaj Aston Villas, e cila renditet në pozitën e 6-të me 15 pikë.

Liverpool gjithashtu humbi dëshpërimisht ndaj Tottenhamit xhiron e fundit, me një ndeshje që zgjoi shumë polemika lidhur me një gol të anuluar të Luis Diaz. Të Kuqtë aktualisht ndodhen në pozitën e katërt me 16 pikë të mbledhura.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Brighton XI: Verbruggen; Veltman, Igor, Dunk, Gross, March, Baleba; Adringra, Joao Pedro, Mitoma; Ferguson.

Liverpool XI: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Szoboszlai, Mac Allister, Elliott; Salah, Nunez, Diaz.

Dueli fillon nga ora 15:00.

/GazetaSinjaliSport/