image Klopp kërkon të riluhet ndeshja Tottenham-Liverpool: Është diçka e paprecedentë që nuk ka ndodhur më parë

Futboll

Klopp kërkon të riluhet ndeshja Tottenham-Liverpool: Është diçka e paprecedentë që nuk ka ndodhur më parë

news image

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka kërkuar që të riluhet ndeshja mes Tottenham dhe Liverpool.

Gjermani këto komente i bëri në konferencën e sotme për shtyp përpara ndeshjes së Liverpool që e luan në Europa League nesër ndaj klubit belg Royale Union SG, raporton Sinjali Sporti.

“Mendoj se rezultati i vetëm për ndeshjen Tottenham-Liverpool duhet të jetë një përsëritje”, deklaroi ai.

Sipas tij, ai gabim ishte i paprecedentë dhe që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë.

“Ndoshta nuk do të ndodhë (riluajtja). Mendoj se është kaq e paprecedentë sa nuk ka ndodhur më parë”, deklaroi ai.

/GazetaSinjaliSporti/