image Tensione pas ndeshjes Manchester City-Liverpooli, Nunez ‘kapet’ me Guardiolën

Futboll

Tensione pas ndeshjes Manchester City-Liverpooli, Nunez ‘kapet’ me Guardiolën

news image

Manchester City dhe Liverpooli kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 13-të në Premier League, duke barazuar me rezultat 1-1.

Fillimisht City kaloi në epërsi në pjesën e parë me anë të Erling Haaland, teksa të Kuqtë e barazuan rezultatin në pjesën e dytë me anë të Trent Alexander-Arnold.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i Liverpoolit dhe trajneri i Qytetarëve i shkëmbyen disa fjalë duke bërë që edhe trajneri Jurgen Klopp që të ndërhyjë.

City pas 13 xhirove renditet në vendin e parë me 29 pikë, teksa Liverpooli në pozitën e dytë me një sosh.

/GazetaSinjaliSport/