image Travis Scott flet pas akuzave për tradhti ndaj Kylie Jenner

Bota e Yjeve

Showbiz/ Travis Scott flet pas akuzave për tradhti ndaj Kylie Jenner

news image

Rep-artisti i njohur me famë botërore, Travis Scott, ka reaguar pas lajmeve në mediat botërore se shkak i ndarjes së tij me Kylien është tradhtia.

Këtë reagim Scott, e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Është vërtet prekëse kur shoh që thuhen gjëra të rreme. Edhe një herë këto histori të rreme për tradhti nuk janë të vërteta. Jam përqendruar në jetë, muzikë dhe familje në këtë moment, kjo është e vërteta“, ka shkruar ai.

Kjo deklaratë e artistit vjen vetëm disa ditë pasi u bë e ditur se u nda nga Kylie.

Mediat botërore raportuar se rep-artisti u lidh me një modele 27-vjeçare, e cila njihet me emrin YungSweetRo në Instagram.

Ndërkohë edhe Kylie është përfolur se ishte parë në shoqërimin e ish të dashurit, shkrime këto që i mohoi miliarderia më e re në moshë.

Kujtojmë se dyshja kanë pasur një lidhje për dy vite, ku nga kjo lidhje kanë një vajzë./Gazeta Sinjali/

Image result for kylie jenner travis scott