image Transferimi i Iscos te Milani mund të bëhet i mundshëm

Futboll

Transferimi i Iscos te Milani mund të bëhet i mundshëm

news image

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Isco është një nga futbollistët që po kërkohet nga Milan, përcjellë Sinjali Sport.

Lojtari i Real Madridit ka qenë një objektiv viteve të fundit për ekipin italian, të cilët në disa raste kanë tentuar ta transferojnë.

Aspekti ekonomik ishte një nga arsyet pse Rossoneri kanë ndaluar “operacionin Isco” duke e parë çmimin e tij që ishte shtrenjtë.

Situata tashmë ka ndërruar, transferimi i tij duket më i përballueshëm dhe Milani e sheh arritjen e tij si të mundshme.

Isco është në shitje dhe mbretërit mund ta shesin për 20 milionë euro, duke e ditur se kontrata i skadon vitin e ardhshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/