image Tragjedia në Ksamil: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën pasi u përplas me skafin e Policisë Kufitare

Shqipëri

Tragjedia në Ksamil: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën pasi u përplas me skafin e Policisë Kufitare

news image

Policia e Shtetit ka dhënë informacion paraprak lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së hënës në Ksamil, ku ka humbur jetën Albiano Kreçi, banor i Ksamilit pas një aksidenti detar.

Sipas Policisë, rreth orës 18:30, në Ksamil, Kreçi duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski, dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i mjetit lundrues, i cili është nxjerrë menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë. Më pas ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra, shkruan Euronews.al.

Policia bën me dije se menjëherë pas ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/