image Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Mitrovicë, arrestohet 28-vjeçari – droga iu gjet në xhep gjatë kontrollit policor

Sinjalizime

Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Mitrovicë, arrestohet 28-vjeçari – droga iu gjet në xhep gjatë kontrollit policor

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë, pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjet substancë e dyshuar narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 03:30, në rrugën “Pajazit Boletini”, ku njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturë me targa vendore.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të shoferit, i identifikuar si Fatlum Xhemajli, policia ka gjetur në xhepin e tij të djathtë dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas konfiskimit dhe matjes së substancës, është konstatuar se pesha e saj ishte 3.6 gramë, ndërsa e njëjta është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në polici për intervistim.

Me vendim të prokurorit kujdestar, pas përfundimit të procedurave hetimore fillestare, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/