image Ekskluzive | Hyri për të vjedhur në Viva Fresh, përfundoi në pranga – dyshohet për edhe dy goditje të tjera

Sinjalizime

Ekskluzive | Hyri për të vjedhur në Viva Fresh, përfundoi në pranga – dyshohet për edhe dy goditje të tjera

news image

Një vjedhje në një nga marketet e rrjetit Viva Fresh në Prishtinë ka çuar në arrestimin e një personi, i cili sipas hetimeve fillestare dyshohet se nuk ishte për herë të parë përballë policisë për raste të tilla.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin kanë bërë të ditur për Sinjalin se më 6 qershor 2026, rreth orës 21:20, në marketin Viva Fresh Store në rrugën “Bajram Bahtiri”, një person është kapur duke vjedhur produkte ushqimore në vlerë prej rreth 50 euro.

Pas denoncimit të rastit, policia ka shoqëruar në stacion Bashkim Kopranin, i cili është intervistuar nga hetuesit në cilësinë e të dyshuarit.

Gjatë verifikimeve të mëtejshme, hetuesit kanë konstatuar se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në dy raste të tjera vjedhjeje, çka ka ngritur dyshimet se bëhet fjalë për një veprimtari të përsëritur kriminale.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është dërguar në ndalim për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve të tjera të dyshuara janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/