image KQZ: Sot nuk lejohen vërtetime mjekësore, rastet e tilla raportohen në Polici

Politikë

KQZ: Sot nuk lejohen vërtetime mjekësore, rastet e tilla raportohen në Polici

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme nuk lejohet lëshimi i vërtetimeve mjekësore, pasi institucionet publike nuk mund të lëshojnë dokumente të tilla të dielave.

Sipas KQZ-së, në rastet kur hasen situata të ngjashme, ato duhet të raportohen menjëherë në Policinë e Kosovës.

Ky sqarim nga KQZ-ja vjen pas një rasti të raportuar në Kamenicë, ku një qytetare është ndalur në kabinën e votimit pasi i është kërkuar vërtetim mjekësor i lëshuar një javë më parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/