Evertoni përmbyll javën e katërt të Premierligës me fitore, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra e Benitezit e ka mposhtur Burnleyn me rezultat 3-1.
Të kaltrit nga qyteti i Liverpoolit e panë vetën në disavantazh në minutën e 54, pas golit të Ben Mee.
Mirëpo Michael Keane pas gjashtë minutave barazoi, kurse Andros Townsend në të 65-ën realizoi një nga golat më të bukur këtë sezon.
Townsend vs Burnley ! ???? pic.twitter.com/ZZl6YBox5H
— TFFC ! ????⚽️ (@tffc_fraude) September 13, 2021
Pastaj pas dy minutave, Demarai Gray, e rriti epërsinë për vendasit.
Me këtë fitore Evertoni ngritët në pozitën e 4 me 10 pikë, kurse Burnley ka 1 pikë në fund në pozitën e 18. /Gazeta Sinjali Sporti/