image Tottenhami e Lazio do të tentojnë transferimin e Vedat Muriqit

Futboll

Sport/ Tottenhami e Lazio do të tentojnë transferimin e Vedat Muriqit

news image

Dy klubet e mëdha të futbollit Tottenham Hotspur dhe Lazio, janë bindur se futbollisti kosovar Vedat Muriqi, mund të jetë një përforcim i mire i tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave angleze dhe italiane, sulmuesi prizrenas ishte duke u vëzhguar nga disa persona të Tottehnamit dhe Lazios, transmeton Gazeta Sinjali.

Këto media gjithashtu raportojnë se të dërguarit e këtyre klubeve kanë mbetur të kënaqur me atë se çfarë Muriqi dhuroi në fushë, në ndeshjen me Malin e Zi.

Thuhet se në afatin kalimtar të janariT, të dy klubet do të dërgojnë oferta zyrtare në drejtim të Fenerbahces për Muriqin.

Kujtojmë se 25-vjeçari i është bashkuar këtë verë Fenerbahces dhe ka kontratë deri në vitin 2023./Gazeta Sinjali/