image Tonali rikuperohet në kohë për sfidën ndaj Atalantas, Rebic mund të startojë para Giroud

Futboll

Tonali rikuperohet në kohë për sfidën ndaj Atalantas, Rebic mund të startojë para Giroud

news image

Burime të shumta në Itali pretendojnë se Sandro Tonali do të bëjë debutimin e tij në Serie A për sezonin 2022-2023 duke filluar kundër Atalantës të dielën.

Italiani humbi ndeshjen hapëse të sezonit kundër Udineses javën e kaluar për shkak të një dëmtimi muskulor. Megjithatë, ai i është rikthyer stërvitjeve në grup këtë javë dhe pritet të startojë kundër Atalantës në stadiumin Gewiss të dielën mbrëma.

Gazetari, Antonio Vitiello shton se Ante Rebic është favorit për të startuar përpara Olivier Giroud, ndërsa Junior Messias dhe Alexis Saelemaekers do të luftojnë për një vend në krahun e djathtë.

Rebic shënoi një dygolësh në ndeshjen hapëse kundër Udineses javën e kaluar.

Tonali ka hyrë në sezonin e tij të tretë në San Siro dhe ka shënuar pesë gola në 82 paraqitje me kuqezinjtë.

Ai mori një ulje page për t’iu bashkuar Milanit përgjithmonë një vit më parë pas sezonit të parë në huazim me Kuqezinjtë.

/GazetaSinjaliSport/