image Tifozët e Milanit përleshen mes vete, një person theret me thikë

Futboll

Sport/ Tifozët e Milanit përleshen mes vete, një person theret me thikë

news image

Një tifoz i klubit futbollistik të Milanit mbrëmë është therur me thikë pranë stadiumit të Bolognës, Dall’Ara dhe raportohet të jetë në gjendje rëndë.

Mediat italiane raportojnë se therja ndodhi pas një fjalosjeje mes tifozëve të Milanit kur ata po largoheshin nga stadiumi, pas fitores 3:2 kundër Bolognës.

Tifozi është therur në abdomen dhe është dërguar në spitalin e Bolognës në gjendje të rëndë. “RAI Sport” raporton se tifozi është jashtë rrezikut për jetë, por që mbetet në gjendje të rëndë.

Mediat lokale në Bologna shkruajnë se fjalosja mes tifozëve të Milanit nisi kur lojtarët hodhën fanella në tribuna pas përfundimit të ndeshjes./Gazeta Sinjali/