image Tifozët anglezë rrihen mes vete në Prishtinë, përfundojnë në spital

Kosovë

Përleshje/ Tifozët anglezë rrihen mes vete në Prishtinë, përfundojnë në spital

news image

Gazeta Sinjali ka marr vesh nga burimet se mbrëmë disa tifozë anglezë janë përleshur mes vete në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta pas mesnate në rrugën “Nëna Terezë” të kryeqytetit.

Siç mëson Gazeta Sinjali, rrahja ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve mes grupesh ndërsa kanë qenë të përfshirë katër tifozë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia e Kosovës e cila ka ndërhyrë në qetësimin e situatës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mesohet se nga ky incident, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Ata janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar./Gazeta Sinjali/