image Thyhet një xhami në Gjakovë, vidhet arka e sadakasë

Siguri

Thyhet një xhami në Gjakovë, vidhet arka e sadakasë

news image

Disa persona kanë thyer Xhaminë e Qylit në Gjakovë, ku kanë vjedhur arkën e sadakasë (të hollat që dhurohen nga besimtarët), shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha për Gazetën Sinjali se të dyshuarit kanë thyer xhamin dhe përmes dritares kanë depërtuar brenda.

Xhurkaj tha se ata kanë dëmtuar edhe dy sirtarë, si dhe një kamerë të sigurisë.

“Sot me datë 23.02.2021, ankuesi ka raportuar se përmes dritares së pasme të Xhamisë së Qylit, N/N persona kanë thyer xhaminë dhe përmes dritares kanë depërtuar brenda, ku pastaj kanë thyer edhe kacën e Sadakasë (ku mblidhen të holla) dhe kanë vjedhur 170 euro, po ashtu kane dëmtuar edhe dy dollape dhe një kamere te sigurisë”, tha Xhurkaj.

Ai bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë videon nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar rastin në fjalë, i cili është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/