image Thyhet në pikë të ditës një restorant në Prishtinë, vidhet edhe arka fiskale

Siguri

Thyhet në pikë të ditës një restorant në Prishtinë, vidhet edhe arka fiskale

news image

Një restorant i cili ndodhet në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë është hapur me forcë nga disa persona të panjohur, dje rreth orës 15:10, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se të dyshuarit kanë arritur të vjedhin një aparat kafeje, gypat e bakrit, pije alkoolike, një televizor, katër zmadhues zëri, një kompjuter, një arkë fiskale dhe disa dekorime antike.

“Rr. Lidhja e Pejës Prishtinë 09.10.2020-15:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohuri kanë hapur me forcë derën e restorantit të tij me ç’ rast kanë vjedhur një aparat kafeje, gypat e bakrit, pije alkoolike, një TV, katër zmadhues zëri, një kompjuter, një arkë fiskale dhe disa dekorime antike. Në vendin  e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/