image Thumbohet Calhanoglu nga Ibrahimovic: Përfitoi nga situata e Eriksenit

Futboll

Thumbohet Calhanoglu nga Ibrahimovic: Përfitoi nga situata e Eriksenit

news image

Zlatan Ibrahimovic së fundmi ka folur për ish shokun e tij të skuadrës, Hakan Calhanoglu.

Calhanoglu ishte pjesë e Milan deri vitin e kaluar kur u transferua te rivalët lokal, Inter.

Ibrahimovic pretendon se Calhanoglu përfitoi nga situata e Eriksen i cili pati probleme me zemër gjatë “EURO 2020”, pasi sipas tij deri në atë kohë nuk kishte asnjë ofertë për të.

“Ne duhet të jemi mirënjohës për atë që i ka dhënë ekipit dhe t’i urojmë më të mirën për të ardhmen. Tingëllon keq ta thuash këtë, por Çalhanoglu përfitoi nga një situatë tragjike. Në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës, në kampionatin e fundit europian, Eriksen, lojtar danez i Interit, pësoi një atak kardiak dhe më pas Interi duhej të merrte një lojtar për atë vend. Aty u hap dera për Çalhanoglu. Para kësaj situate nuk kishte pasur asnjë ofertë për të, qoftë nga Interi apo ndonjë klub tjetër”, tha Ibrahimovic. /Gazeta Sinjali Sporti/