Gjatë ditës së sotshme mediat në Angli raportuan për sulmuesin e Everton, Moise Kean që theu rregullat e karantinës dhe organizoi aheng në shtëpinë e tij.
Italiani kishte publikuar pamje të ahengut në llogarinë e tij në ‘Snapchat’, transmeton Gazeta Sinjali.
‘DailyStar’ po ashtu se festa e Kean kishte dal jashtë kontrollit dhe kishte zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.
Pamjet nga festa po cilësohen skandaloze. Kean pritet të marrë një dënim të madh nga skuadra e Everton.
‘“Everton është tmerruar kur kanë mësuar mbi incidentin ku është përfshirë një lojtar i ekipit të parë, i cili ka injoruar udhëzimet e qeverisë dhe politikat e klubit në lidhje me krizën e krijuar nga coronavirusi”, thuhet ne komunikaten e Everton./Gazeta Sinjali/