image Therje me thika në sheshin e Ferizajt, ka të lënduar

Siguri

Therje me thika në sheshin e Ferizajt, ka të lënduar

news image

Një përleshje me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në sheshin e Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, ka thënë për Gazetën Sinjali se 2 prej 3 personave të përfshirë kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i treti, është në arrati.

Të lënduarit kanë marrë edhe trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Rreth orës 21:20 në sheshin e Ferizajt janë përfshirë në një rrahje tre persona, ku dy prej të cilëve kanë marrë lëndime trupore. Dy prej tyre pas trajtimit mjekësor janë dërguar në stacionin policor për t’u intervistuar. Ndërsa personi i tretë nuk është paraqitur në polici, gjendet në arrati. Dy personat pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Është vërtetuar se gjatë kësaj përleshjeje është përdorur një mjetë i mprehtë dhe një shufër metalike. Prokuroi me këtë rast ka vlerësuar se janë shkaktuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Veseli për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/