image Theret rëndë me thikë një person në Prishtinë

Siguri

Theret rëndë me thikë një person në Prishtinë

news image

Para pak minutash në kryeqytet është therur me thikë një person, të dyshuarit janë në arrati, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfrimuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se policia ka identifikuar të dyshuarit dhe është në kërkim të tyre.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën” Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Në këtë përleshje një person ka pësuar lëndime të rënda trupore(nga arma e ftohtë -thikë). Personi i lënduar është derguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet e stacionit policor “Qendra” kanë arritë të identifikojnë personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, tha Ahmeti për Sinjalin.