image Theret me thikë një person i mitur në Prishtinë

Siguri

Theret me thikë një person i mitur në Prishtinë

news image

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që i njëjti kishte therur me thikë një person të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, sulmi me thikë kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje me të miturin.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari për këtë vepër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30, në Prishtinë./GazetaSinjali/