image Theret me thikë një nxënës në oborr të shkollës

Kosovë

Ferizaj/ Theret me thikë një nxënës në oborr të shkollës

news image

Dje në oborrin e shkollës së mesme ekonomike në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislima”, një nxënës është therur me thikë.

Policia njofton se raportimin për këtë rast e kanë marrë rreth orës 17:00, shkruan Sinjali.

Nxënësi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë, ndërkaq ende nuk dihet gjendja e tij momentale. /Sinjali