image Theret me thikë një i mitur gjatë pushimit të gjatë në një shkollë të Prishtinës

Siguri

Theret me thikë një i mitur gjatë pushimit të gjatë në një shkollë të Prishtinës

news image

Në rrugën 12 Qershori, në Prishtinë, dje rreth orës 09:20, pikërisht atëherë kur fillon pushimi i gjatë i pothuajse çdo shkollë dhe nxënësit dalin për të pushuar, një i mitur gati sa nuk e gjeti vdekjen.

Burime të afërta me të miturin bëjnë të ditur se përderisa ai ishte në pushimin e gjatë, një person e ka sulmuar fizikisht me thikë dhe posa e ka arritur atë që ka dashur, ka ikur nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur.

Si pasojë e lëndimeve, i mituri është dashur që të mjekohet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast./Gazeta Sinjali/