image Thehen zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Policia del në vendin e ngjarjes

Kosovë

Vjedhje/ Thehen zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Policia del në vendin e ngjarjes

news image

Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës janë thyer mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar.

Gazeta Sinjali mëson se brenda zyreve që gjenden në rrugën përballë Katedrales “Nëna Terezë” dyshohet se janë vjedhur pajisje teknologjike.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.

Policia ka dalë menjëherë në vendin ku dyshohet se ka ndodhur vjedhja dhe po merret me rastin.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast. /Gazeta Sinjali/