image Tetë raste të dhunës në familje të raportuara në Polici në 24 orët e fundit në Kosovë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Tetë raste të dhunës në familje të raportuara në Polici në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar tetë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastet kanë ndodhur nga dy në kryeqytet, Obiliq e Istog dhe një në Pejë dhe në Podujevë.

Rasti i parë i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë, me datë 8 dhjetor pak para mesnatës, ku një person ka ofenduar dhe është sjellë dhunshëm me bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë që ka ndodhur në Prishtinë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ky rast ka ndodhur dje në mesditë.

Rasti i tretë i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Obiliqit, ku rastin në Polici e ka raportuar vetë gruaja e cila, zyrtarëve policorë iu ka thënë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj për shkaqe xhelozie. Ndërkohë, me urdhër të prokurorit bashkëshorti i saj është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër që ka ndodhur në Obiliq, dorasi ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, mbrëmë ku më pas e njëjta është dërguar në strehimore. Në lidhje me rastin prokurori i shtetit ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në mënyrë të rregullt.

Rasti i pestë ka ndodhur në Podujevë, ku një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi e ka kërcënuar bashkëshorten e tij. Në lidhje me këtë rast me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur edhe në qytetin e Istogut, me datë 8 dhjetor, ku një person është arrestuar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Viktimat me këtë rast nga lëndimet e marra kanë pranuar tretman mjekësor Po ashtu, edhe djali i saj dyshohet se ka sulmuar motrën e tij. Në lidhje me rastin prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti i shtatë ka ndodhur në qytetin e njëjti ku një person është vënë në prangat e Policisë pasi që i njëjti ka dashur t’i marrë me forcë fëmijët e tij të cilët jetojnë me nënën e tyre. Rastin në Polici e ka raportuar vetë nëna e fëmijëve, e cila ka treguar se i dyshuari dhe ajo jetojnë ndaras, pasi që edhe më herët kanë pasur probleme familjare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit i dhunës në familje i raportuar në 24 ortë e fundit ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një nënë ka treguar se është kanosur nga djali i tij. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/