image Tenton të vetëvritet një person në Gjakovë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Siguri

Tenton të vetëvritet një person në Gjakovë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

news image

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, sot pasdite, në qytetin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai tha se personi që ka tentuar ta kryejë këtë akt është gjetur nga familjarët e tij dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka marrë informacion për një tentim vrasje. Viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore, me shenja jete është dërguar në spital. Familjarët e kanë gjet viktimën. Është dërguar me shenja jete, por në gjendje kritike. Ka qenë pasdite, pas orës 16:00, në qytetin e Gjakovës”, tha ai./Gazeta Sinjali/