image Tentojnë të vjedhin kabllo elektrike në Gjakovë, por njëri nga ta e pëson keq

Siguri

Tentojnë të vjedhin kabllo elektrike në Gjakovë, por njëri nga ta e pëson keq

news image

Tre persona në Gjakovë kanë tentuar të vjedhin një kabllo elektrike në ish ndërmarrjen “Elektromotorr”, por njëri nga ta e pësoi keq, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë tentimit të vjedhjes, njëri nga ta është lënduar i cili është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë pak para mesnatës në rrugën Gaser Karaqi në Gjakovë.

Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga Policia e Gjakovës.

/Gazeta Sinjali/