image Tentohet të rrëmbehet një fëmijë në Prishtinë derisa po shkonte në shkollë

Kosovë

Siguri/ Tentohet të rrëmbehet një fëmijë në Prishtinë derisa po shkonte në shkollë

news image

Një vajzë 12 vjeçare është tentuar të rrëmbehet dje në Prishtinë, merr vesh gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Papa Kristo Negovani” në lagjen Kalabria të kryeqytetit, teksa viktima ishte takuar me rrëmbyesin rrugës sa ishte duke shkuar për në shkollë.

E shoqëruar nga nëna e saj, 12 vjeçarja ka raportuar në polici se rreth orës 07:30 të mëngjesit kur kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollën “7 Marsi”, në afërsi të shtëpisë së shëndetit ka takuar një person të panjohur i cili e kishte kapur për duar dhe kishte tentuar ta fuste me dhunë në veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka deklaruar se nuk ka arritur ta identifikoj perosnin në fjalë pasi ka qëne i maskuar me kapelë dhe se sipas saj ai më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ende nuk e ka identifikuar ose arrestuar të dyshuarin ndërsa po i vazhdon hetimet lidhur me këtë rast. /Gazeta Sinjali/