image Tentim vrasje në Prishtinë – një person ther me thikë dy persona të tjerë

Kosovë

Siguri/ Tentim vrasje në Prishtinë – një person ther me thikë dy persona të tjerë

news image

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme  në Prishtinë, për shkak të një rasti të tentim vrasjes ku dy persona janë therur me thikë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se tre persona janë arrestuar pasi fillimisht ishin rrahur mes vete. Njëri prej personave të dyshuar ka therur me thikë dy persona të tjerë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes njëri nga të dyshuarit i ka therur me thikë dy nga të dyshuarit duke iu shkaktuar lëndime trupore. Dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet nw raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/.