image Vjedhje në Xhami/ Një person futet në objekt me forcë dhe thyen arkën e kursimeve - VIDEO

Vjedhje në Xhami/ Një person futet në objekt me forcë dhe thyen arkën e kursimeve – VIDEO

news image

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi ose për kursime, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në xhaminë Vëllezërit Gërvalla në Ferizaj, ku dikush ka hyrë me forcë  brenda objektit fetar dhe ka arritur të vjedhë arkën e kursimeve.

Nga pamjet që ka dërguar sinjalizuesi shihet se personi arrin të thyejë arkën, duke i marrur paratë, dhe më pas ai largohet nga xhamia.

Sipas sinjalizuesit kjo është hera e katërt që ndodh brenda 2 muajve, dhe se Policia janë në dijeni dhe është e njoftuar.

/GazetaSinjali/