image Tensione në kampin e Lazios, Savic mund të shitet pas raporteve të fundit me Sarrin

Futboll

Tensione në kampin e Lazios, Savic mund të shitet pas raporteve të fundit me Sarrin

news image

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic mund të përfundojë në listën e transferimeve për shkak të një marrëdhënieje të tensionuar me trajnerin Maurizio Sarri.

Siç raportohet nga gazeta italiane Il Messaggero, atmosfera në dhomën e zhveshjes së Biancocelestëve nuk është e mirë, pavarësisht fitores 3-1 ndaj Genoas javën e kaluar.

Pati fërkime në darkën e Krishtlindjeve të Lazios, ku disa lojtarë u larguan herët, dhe ka çështje të tjera të pazgjidhura. Një nga këto është marrëdhënia e Milinkovic-Savic me Sarrin.

Sipas trajnerit 62-vjeçar italian, mesfushori serb vazhdon të sillet në mënyrë arrogante dhe mendjemadhe, duke mos dhënë shembull të mirë si zv/kapiten.

Sarri tashmë ka lënë në stol Milinkovic-Savic në fitoren ndaj Genoa-s dhe tani po mendon ta lërë jashtë 26-vjeçarin për ndeshjen e së mërkurës kundër Venezias. /Gazeta Sinjali Sporti/