image Tensione në Gjakovë: Përleshje mes vëzhguesit dhe menaxherit të vendvotimit

Kosovë

Zgjedhje/ Tensione në Gjakovë: Përleshje mes vëzhguesit dhe menaxherit të vendvotimit

news image

Një vëzhgues dhe menaxheri i qendrës së votimit në fshatin Dujakë të Komunës së Gjakovës, janë përfshirë në përleshje fizike me njëri tjetrit.

Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, nga rajoni i Gjakovës, Lirije Podrimaj, i ka Gazetës Sinjali se dy persona kanë pasur mosmarrëveshje rreth orës 16:00.

“Ju njoftojmë se policia në Gjakovë në ora 15:50, ka marr informacion për një mosmarrëveshje në qendrën e votimit në fshatin Dujakë. Menjëherë zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë kuptuar se ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes dy personave saktësisht një vëzhgues dhe menaxheri i qendrës së votimit. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është hapur si ‘pengim i procesit të votimi”, ka deklaruar ajo për Gazetën Sinjali.