Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas parashikimeve, temperaturat nuk paralajmërojnë të ftohtin me të cilin karakterizohet zakonisht mesi i shkurtit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Gazeta Sinjali/