Pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshojë dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare, shkruan Gazeta Sinjali.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje.
Sipas IHMK-së, fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive. Mirëpo, pas rënies së fushave termike, meteorologët parashikojnë që rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./GazetaSinjali/