image Temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Kosovë

Temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për sot dhe nesër

news image

Dy ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten parashihen reshje të intensitetit  mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve  që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte.

/GazetaSinjali/