image Gjuhen me armë zjarri dy persona në Bregun e Diellit

Siguri

Gjuhen me armë zjarri dy persona në Bregun e Diellit

news image

Në lagjen “Bregu i Diellit”, më saktësisht në rrugën “Vëllëzërit Gërvalla”, në Prishtinë sonte ka pasur disa të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, dyshohet se ka pasur shkrepje arme mes dy personsh, rreth orës 18:15.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar të dyshuarit.

/GazetaSinjali/