image Të shtëna me armë zjarri afër klubit "Duplex" në Prishtinë, plagoset një person

Siguri

Të shtëna me armë zjarri afër klubit “Duplex” në Prishtinë, plagoset një person

news image

Rreth orës 03:20 të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri afër klubit “Duplex” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, siç mëson Sinjali në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/