image Të rejat e fundit nga Italia, evakuohen rreth 900 persona – ndalohet qarkullimi hekurudhor

Evropë

Të rejat e fundit nga Italia, evakuohen rreth 900 persona – ndalohet qarkullimi hekurudhor

news image

Rreth 900 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Itali të shkaktuara nga një valë e re shiu.

Më shumë se 500 persona u evakuuan në zonën e Ravenës dhe 200 prej tyre në Bolonja.

Të gjithë të tjerët u evakuuan gjithashtu nga rajoni Emilia-Romagna, raporton ANSA.

Rreth 900 vullnetarë të mbrojtjes civile po ndihmojnë në emergjenca, duke përfshirë shumë që kanë mbërritur nga rajonet fqinje.

Operatori hekurudhor RFI njoftoi se shërbimet në linjat Bolonja-Rimini, Forli-Rimini, Ferrara-Rimi dhe Ravenna-Rimini duhej të pezulloheshin për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Në rajonin e Marche, përmbytje të mëdha u raportuan në qytetin e Pesaros, ndërsa autoritetet e Senigallia u bënë thirrje qytetarëve përreth lumit Misa që të lëvizin në katet e sipërme të ndërtesave.

Një valë e re e kushteve ekstreme të motit u shfaq pasi Emilia-Romagna u godit nga një stuhi në fillim të muajit, ku humbën jetën dy persona.

/GazetaSinjali/