image “Të mërkurën vazhdon asfaltimi i rrugës Muharrem Fejza në Prishtinë”

Sociale

“Të mërkurën vazhdon asfaltimi i rrugës Muharrem Fejza në Prishtinë”

news image

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka folur për rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Mehmeti, që njëherit është edhe drejtor për investime kapitale në komunën e Prishtinës, ka thënë se të mërkurën fillon asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”

Rruga Muharrem Fejza është edhe storie suksesi. Në dhjetor banorët e asaj zone do të jenë të pajisur me nxemje qendrore. Kjo edhe si arsye e gjetjeve të lidhjeve ilegale me lidhjet në rrjetin e QKUK-së. Pastaj na kishte ardhur edhe kërkesa nga Termokosi. Vetë jam në terren çdo ditë. Jam transparent”, ka thënë ai në t7.

Nëse nuk ka kohë me shi. Të mërkurën fillon asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”, ka shtuar ai.

Rruga “Muharrem Fejza” prej muajit maj është duke u rregulluar pas fluksit të madh të veturave që kalojnë në këtë pjesë./GazetaSinjali/