image Të infektuarit me koronavirus po trajtohen edhe në Spitalin e Gjakovës

Shëndetësi

Të infektuarit me koronavirus po trajtohen edhe në Spitalin e Gjakovës

news image

Në Komunën e Gjakovës sot janë konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka thënë se mostrat janë marrë dje, kurse një numër i konsiderueshëm i pacientëve po trajtohen në spitalin e kësaj komune.

“Një numër i konsiderueshëm i pacientëve të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në Spitalin e Gjakovës”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Megjithatë, Kolaj shtoi se është shqetësuese që ditëve të fundit ka një ngritje të numrit të infektimeve me koronavirus në Gjakovë. /GazetaSinjali