image Të enjten pritet të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për luftimin e COVID-19

Kosovë

Të enjten pritet të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për luftimin e COVID-19

news image

Të enjten pritet të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu thuhet në një vendim të Kuvendit, ku kanë njoftuar se seanca do të fillojë në ora 10:00.

Amandamentet e këtij projektligji do të shqyrtohen nga Komisioni Funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ky komision po ashtu ka kohë që deri më 13 gusht ta paraqet raportin me rekomandime për shqyrtim të dytë të projektligjit në seancën e së enjtes. /GazetaSinjali/