Igli Tare ka hedhur poshtë zërat që e çojnë Muriqin te CSKA.
Vedat Muriqi vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Lazio dhe besohej se ishte punë e kryer transferimi i tij te CSKA.
Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka thënë se gjithçka ishte gënjeshtër dhe se Muriqi nuk do të shkojë në Rusi.
“Ishte lajm i rrejshëm. Ai nuk do t’i bashkohet CSKA Moscow”, ka thënë Tare.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Vedat Muriqi won’t join CSKA Moscow, Lazio director Igli Tare says: “It was a fake news. He’s not joining CSKA Moscow”. ???????????? #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 18, 2022