image Planin e Ahmetit për taksën e hyrjes në Prishtinë, PDK e kishte pjesë të programit zgjedhor në vitin 2017

Kosovë

Planin e Ahmetit për taksën e hyrjes në Prishtinë, PDK e kishte pjesë të programit zgjedhor në vitin 2017

news image

Tollovia që krijohet çdo ditë në kryeqytet siç duket pretendohet të largohet duke vendosur pagesë të taksës prej 10 euro për lëvizje me makinë, në pjesë të populluara në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo mundësi është shqyrtuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se përveç parkingut me pagesë, taksa për lëvizje do të njihej si “taksë e tollovisë”.

Për ta rregulluar këtë sistem, para Ahmetit, kishte menduar dikush tjetër, qysh në vitin 2017.

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, në platformën me të cilën garonte si kundërshtar i Ahmetit, parashihte të vendoste një taksë për hyrje në qendër të qytetit.

Çelaj atë kohë, pati deklaruar se ajo taksë, do të vendosej me qëllim të pengimit të hyrjes së makinave në qendër të qytetit, ku shkaktohej kaos në trafik.

Kjo pikë ishte pjesë e programit të tij si “Prishtina Shpejt”.

Megjithatë, Çelaj nuk arriti të udhëhiqte me kryeqytetin, por i zgjedhuri i prishtinasve, Shpend Ahmeti, pas tre viteve nga zgjedhjet lokale, e ku i kanë mbetur vetëm edhe një vit deri në përfundim të mandatit, po e mendon zgjidhjen për tollovitë që krijohen tash e shumë kohë, e në të cilat shumë herë kanë ndodhur edhe aksidente.

Mundësia e vendosjes së taksës prej 10 euro, është kritikuar mjaft shumë gjatë ditës së sotme, si nga fytyrat publike, ashtu edhe nga qytetarët nëpër rrjete sociale.

/GazetaSinjali/