image "Ta shkër*** nonën, pse ma ki ndërru vendin e punës", kërcënohet ud. i drejtorit të Spitalit të Gjakovës - Sinjali

“Ta shkër*** nonën, pse ma ki ndërru vendin e punës”, kërcënohet ud. i drejtorit të Spitalit të Gjakovës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një punëtor shëndetësor të Spitalit të Gjakovës, “Isa Grezda”, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar ushtruesin e detyrës së drejtorit në këtë spital, Ardian Jusufin, mëson Gazeta Sinjali.

Jusufi ka raportuar në Polici se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e Pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës e kishte telefonuar duke i thënë:

“Pse ma ki ndrru vendin e punës. Ta shker***** nonen, guxo dil tash e mbas në rrugë”.

Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin