image Suspendohet polici që dyshohet se sulmoi fizikisht një grua në Veternik të Prishtinës

Kosovë

Siguri/ Suspendohet polici që dyshohet se sulmoi fizikisht një grua në Veternik të Prishtinës

news image

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka suspenduar zyrtarin e Policisë së Kosovës që po dyshohet se jashtë detyrës zyrtare, kishte sulmuar fizikisht një grua në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Për Gazetën Sinjali, IPK ka konfirmuar se zyrtari policor është suspenduar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale të sulmit mëngjesin e sotëm.

“Hetuesit e IPK-së përmes “Linjës e Kaltër” (numri i telefonit pa pagesë i IPK-së 080003333), kanë pranuar nga Policia e Kosovës informacion  për një incident ku dyshohej se ishte përfshirë një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare).

“Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes në rrugën Prishtinë Ferizaj në lagjen Veterniku. Në koordinim më prokurorin kompetent hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore dhe ndaj zyrtarit policor është iniciuar rast me dyshimin se është kryer vepra penale “Sulm” (neni  184 i Kodit Penal)”.

“Në konsultim me prokurorinë kompetente rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt kurse zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është suspenduar”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Gazetën Sinjali.

Gjatë ditës së sotme  Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, ku dyshohet se zyrtari i Policisë së Kosovës jashtë detyrës zyrtare ka sulmuar fizikisht një grua në lagjen Veterrnik./Gazeta Sinjali/