image Sulmi i policit ndaj 25 vjeçares në Veternik, institucioni jep versionin zyrtar

Kosovë

Siguri/ Sulmi i policit ndaj 25 vjeçares në Veternik, institucioni jep versionin zyrtar

news image

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e sulmit të një femre nga zyrtari i policisë,  që ndodhi sot rreth orës 03:00 pas mesnate, në afërsi të një qendre tregtare në lagjen Veterniku të Prishtinës.

Zyra për Informim e Policisë i ka thënë Gazetës Sinjali, se polici i përfshirë në këtë incident, nuk ka qenë në detyrë zyrtare, ndërsa lidhur me rastin po merret Inspektorati i Policisë.

“Sot rreth orës 03:00 është iniciuar një rast Sulm, në stacionin policor Jugu në Prishtinë.Në këtë rast është i përfshirë edhe një zyrtar policor (i cili ka qenë jashtë detyrës). Lidhur me rastin, sipas procedurave është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët  po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi paradite ekskluzivisht sesi zyrtar i policisë me inicialet A. S. ( emër i njohur për redaksinë) e ka sulmuar 25 vjeçaren me inicialet E. T. , që dyshohet se ishte e dashura e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës ndërsa sipas mjekëve, gjendja e saj është stabile. /Gazeta Sinjali/